Lufta Rusi-Ukrainë, Serbia përmendet si vend që mund të ndërmjetësojë për paqe - NACIONALE

Lufta Rusi-Ukrainë, Serbia përmendet si vend që mund të ndërmjetësojë për paqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Serbi po diskutohet se a mund të bëhet ky shtet ndërmjetësues në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Por, sipas njohësve të politikës në Serbi, gjasat janë të vogla që Serbia të bëhet ndërmjetësuese për paqe.

Presidenti në largim i Republikës Çeke, Milosh Zeman, tha se Serbia mund të jetë ndër të paktat vende që mund të ndërmjetësojnë në bisedimet e paqes për të rënë dakord për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Siç tha ai, ajo mund të gjendej në atë situatë falë pozicionit të saj relativisht neutral.

Në anën tjetër, analistët politikë në Serbi nuk mendojnë se ky është një skenar real.

Është krejtësisht joreale që Serbia të jetë një nga vendet që do të ndërmjetësojë negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Serbia thotë se ka një qëndrim neutral për çështjen e luftës, por shumë të tjerë nuk mendojnë se është veçanërisht neutrale në këtë konflikt”, thotë gazetari dhe analisti politik Boshko Jakshiq për Danas.

Ky është problemi më i madh botëror që mund të ndërmjetësohet nga një vend me autoritet të madh dhe status diplomatik. Prandaj, Serbia nuk është ai vend. Ajo nuk e ka atë potencial apo respekt. Një gjë e tillë mund të kishte funksionuar në kohën e Brozit dhe të Jugosllavisë. Kjo Serbi nuk ka absolutisht asnjë potencial të tillë”, thekson analisti politik.

Me Jakshiqin pajtohet edhe analisti politik Dragomir Angjelkoviq, i cili shton se ka lojtarë më të mëdhenj se Serbia.

Është një lëvdatë e madhe nga Zemani, i cili është pro Serbisë, por realiteti politik është i tillë që një gjë e tillë është e pamundur. Në lojën e të mëdhenjve, Serbia sigurisht që nuk mund të jetë ndërmjetëse. Jemi një vend relativisht i vogël që ka problemet e veta. “Dikush që ka probleme vështirë se mund të jetë ndërmjetës në tejkalimin e problemeve të të tjerëve”, thotë Angjelkoviq.

Ai shpjegon për Danas se, nga ana tjetër, Serbia nuk ka potencial ekonomik, ushtarak apo politik për të pasur një lloj respekti në shkallë globale.

Lajme të ngjashme