Lufta në Ukrainë: Të gjithë u gëzuan kur fitoi zgjedhjet, por presidenti i Brazilit pret Lavrovin në vizitë - NACIONALE

Lufta në Ukrainë: Të gjithë u gëzuan kur fitoi zgjedhjet, por presidenti i Brazilit pret Lavrovin në vizitë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të shkoj në Brazil të hënën për bisedime me homologun e tij Brazilian, Mauro Vieira, në takimet e fundit dypalëshe që mund të trondisin SHBA-të.

Lavrov mbërrin në Brazil, pikërisht kur presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, kthehet nga një vizitë shtetërore në Kinë.

Të dy misionet janë pjesë e një rivendosjeje diplomatike që Lula ka ndjekur që kur është kthyer në pushtet këtë vit, që po përpiqet t’i kthej reputacionin ndërkombëtar Brazilit, pas paraardhësit të tij Jair Bolsorano, i cili e çmontoi traditën e krijuar të bashkëpunimit të Brazilit me vendet tjera- raporton The Guardian.

Për Brazilin kjo do të thotë të rikrijoj dhe mirëmbajë lidhjet me të gjithë partnerët, pa marrë parasysh tensioneve gjeopolitike.

‘’ Për t’i rikthyer politikat ndërkombëtare , Brazili duhet të ketë marrëdhënie positive me të gjitha shtetet’’- tha Rubens Duarte, koordinator i Mundolab, një qendër kërkimore me bazë në Brazil për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Është gjithashtu një qasje pragmatike: Partnerët kryesorë tregtarë të Brazilit janë Kina dhe SHBA-të, kur Amerika Jugore mbështetet shumë tek Rusia për importet e plehrave.

Por Lula gjithashtu ka objektiva më ambicioze të politikës së jashtme dhe madje aspiron që Brazili të luajë një rol ndërmjetësues paqeje në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lula e shfaqi për herë të parë mundësinë gjatë një takimi me Olaf Scholz në janar, kur ai hodhi poshtë kërkesën e kancelares gjermane që Brazili të kontribuonte me municion në përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Që atëherë e ka ngritur idenë e një "klubi paqeje" të vendeve neutrale me një numër liderësh të huaj, duke përfshirë presidentin e SHBA, Joe Biden, dhe, gjatë udhëtimit të tij në Pekin javën e kaluar, Xi Jinping.

Lula dërgoi këshilltarin e tij të lartë për politikën e jashtme, Celso Amorim, për të diskutuar perspektivat për paqe me Vladimir Putin në një udhëtim në Moskë në fund të marsit.

Megjithëse Brazili votoi për të dënuar agresionin rus në Kombet e Bashkuara në mars, Lula shpesh ka qenë i paqartë për konfliktin në Ukrainë.

Së fundi ai sugjeroi se Ukraina duhet të konsiderojë heqjen dorë nga Krimea për të arritur paqen dhe duke folur para gazetarëve në Kinë të shtunën, ai tha se SHBA-të duhet të "ndalojnë së inkurajuari luftën" dhe se Bashkimi Evropian "duhet të fillojë të flasë për paqen".

‘’Qasja e Lulës ndaj çështjes në Ukrainë, si në thelb ashtu edhe në retorikë, po shkakton shumë mosbesim në Washington dhe kryeqytete të tjera perëndimore në Evropë’’- tha Bruna Santos, drejtoresha e Institutit Brazil në Qendrën Wilson, me bazë në Washington.

Në Brazil, qasja ndaj luftës në Ukrainë shihet si pjesë e një tradite të gjatë të neutralitetit të politikës së jashtme.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Brazilit në negociatat e paqes ndërkombëtare, nga Lula.

Ai gjatë qëndrimit të tij të parë në detyrë, mes 2003-2010, qeveria e tij dërgoi një mision për ruajtjen e paqes në Haiti dhe në vitin 2010 u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje bërthamore më Iranin krahas Turqisë.

Lajme të ngjashme