Lufta e shifrave: Si po ia hedh poshtë opozita “krekosjet për zhvillim ekonomik” pushtetit? - NACIONALE

Lufta e shifrave: Si po ia hedh poshtë opozita “krekosjet për zhvillim ekonomik” pushtetit?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Opozita, ndonëse shpesh e ndarë në qendrime, së fundmi i ka hyrë një ndërmarrjeje të bashkuar, e cila synon të dekonstruktojë “krekosjen” e pushtetit me zhvillimin ekonomik në tri vitet e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti. Në fakt, kjo përpjekje e opozitës, sidomos LDK-së, mund të cilësohet si “lufta me shifra”.

Bedri Hamza, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami janë ekonomistët politikanë që po përgjigjen në pothuajse shumicën e pretendimeve të VV-së rreth zhvillimit ekonomikë gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti.

Hiç më larg se dje, Bjarami, deputete e LDK-së, e cilësoi si të rremë një status të Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë Kurti. Në shkrimin e saj, Bajrami ia përkujtoi Muratit se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6 për qind më të ulëta se ato të vitit 2022.

Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve.

“Në mandatin e juaj:

❌Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,

❌Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,

❌Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,

❌Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉 se ai i vitit 2022.

❌Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë… – shkroi zonja Bajrami.

Ditë më parë, Bajrami ia cilësoi edhe kryeministrit Kurti një shkrim si të rremë.

“LVV dhe Albin Kurti janë të bindur që qytetarët e Kosovës janë analfabetë funksional përndryshe si mund të justifikohen manipulimet e tyre me shifra në këtë masë.” – shkroi ajo.

Ndërsa ish-kryeministri Hoti, që tash është deputet i LDK-së, e dha një pasqyre ekonomike mbi rritjen rapide të importit gjatë Qeverisë Kurti.

“Pse Kurti shtrembëron të dhënat për importet dhe eksportet e Kosovës?!

Importi gjatë qeverisjes së tij ka rritje rapide. Më 2023 ka arritur në 5.9 miliardë euro. Shihni figurën nga të dhënat zyrtare të ASK-së.

Deficiti tregtar është thelluar nga 3.1 miliardë euro në vitin 2019 (vit para pandemisë), në 5.1 miliardë euro në vitin 2023. Mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë, nga 12%-16%, përjashto kohën e pandemisë. Ai që krenohet me këto të dhëna, ose nuk i kupton, ose mashtron opinionin.” – shkroi Hoti.

Gjatë një interviste për Klan Kosovën, Hamza shkoi me një grafikon në duar, duke shpjeguar se pse nuk qëndrojnë “krekosjet” e Kurtit e vartësve të tij për zhvillimin ekonomik.

“Përvec mungesës në ekonomi dhe investimeve kapitale, kemi edhe shumë probleme që janë kriju. Nepotizmi është në kulm.

Është folë për ckapjen e ndërmarrjeve publike, jo që janë ckapë, po janë plasë. Vendose bre edhe prej partisë politike po të paktën me qene profesionist i fushës, kur shkon në punë flamurin e partisë me lanë në parti. Është folë shumë për korrupsion. Kanë fitu zgjedhje me kauza dhe premtime që nuk i kanë përmbushë”, tha ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme