‘Lojë e pistë’: Vjen reagimi i PDK-së pas protestës së ekstremistëve serbë në Jarinjë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas protestës së organizuar nga ekstremistët serbë pranë kufirit në Jarinjë.
Hoxhaj përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bashkëpunuar me grupin Wagner, “që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës”.
“Loja e pistë e Beogradit ka qenë e pranishme për shumë dekada. Regjimi serb është përgjegjës për tensionet.” – ka shkruar ai.
Today, on the border between Kosovo & Serbia, the Vucic regime staged protests & tensions in cooperation w/ Wagner group that is involved in the aggression against 🇺🇦. This Belgrade dirty game has been around for decades. Serbian regime is solely responsible for tensions. https://t.co/U5hTGGvyEr
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) December 18, 2022
Vlen të theksohet se pas protestës së sotme, policia serbe arrestoi një person i cili më pas u lirua.
Për t’u informuar rreth asaj që ndodhi në protest, lexoni tekstin më poshtë:
