Llugë në Leposaviq: Arsenijeviqi e pret me fishkëllima Rashiqin, e quajnë “tradhtarë”, policia mban rendin
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është pritur ‘me fishkëllima’ gjatë një vizite në Leposaviq nga politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili garon po ashtu për deputet në Kuvendin e Kosovës, me partinë “Demokracia Serbe”.
Arsenijeviq, që me muaj të tërë aktivitetin politik e tash edhe fushatën zgjedhore, e zhvillon veçse me fishkëllima në formë proteste ndaj autoriteteve kosovare, është bllokuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të konfrontojë ballëpërballë Rashiqin.
Nga partia e tij “Demokracia Serbe” i kanë mbushur rrjetet sociale duke e quajtur “Tradhtari Rashiq që turpërohet nga flamuri serb”.
Nga disa sondazhe online të portaleve serbe - dukshëm kundër Listës Serbe - pretendohet se nga 10 ulëset e rezervuara në kuvend për komunitetin serb, Lista Serbe mund t'i marrë tetë ulëse, një partia e Rashiqit dhe një e Arsenijeviqit.
Video: