Lladrovci për zgjedhjet në PDK: Pres një garë të fortë - NACIONALE

Lladrovci për zgjedhjet në PDK: Pres një garë të fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për zgjedhjet e brendshme në PDK, të cilat pritet të mbahen gjatë verës së këtij viti.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se në zgjedhjet për kryetar të kësaj partie pret një garë të fortë.

I pari i Drenasit ka bërë me dije se në këtë garë do të përfshihen edhe disa “heronj të rremë”.

Sipas tij, këta të fundit do të dështojnë.

Pres një garë të fortë me tendenca të heronjve të rremë të rikthehen në skenë për aktin e fundit. Po ashtu, e shoh dhe pres dështimin e heronjve të rremë përballë zhvillimeve të reja në terren dhe të krahasimit me partitë tjera kundrejt metodave të tejkaluara të zgjedhjeve partiake. Të dështuarit në procese, nuk i sjellin asgjë të re as të mirë proceseve pozitive në PDK. Pres vetëm mirë, avancim dhe zgjerim të bazës partiake, me kuadër dhe aktivistë të rinj që e duan vendin dhe demokracinë, nëpërmjet fuqisë së PDK-së dhe të kaluarës së saj pozitive”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të ngjashme