Lladrovci kërkon opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi - NACIONALE

Lladrovci kërkon opinion ligjor nga Ministria e Financave për faljen e 100 eurove nga tatimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, kanë bër të ditur se kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkouar opinion ligjor nga Ministria e Financave, për propozimin e Ministrit Hekuran Murati, që të falen nga 100 euro prej tatimit në pronë.

Sipas kësaj kërkese është e nevojshme që të dihet edhe opinioni ligjor i ministrisë në lidhje me këtë propozim.

Njoftimi i plotë:

KËRKOHET OPINIONI LIGJOR NGA MINISTRIA E FINANCAVE PËR FALJEN E 100 EUROVE NGA TATIMI NË PRONË

Sot, është parashtruar kërkesa për Opinion ligjor nga Kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe palët e interesit.

Konsiderohet se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave Transfereve dhe Punës do të sqaroj dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit z.Murati për "faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023".

Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t'i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës.

Duke qenë se në opinion ka dilema ligjore për atë se a është apo jo përgjegjësi e nivelit lokal çështja e "faljes së tatimit në pronë", presim që këto dilema t'i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent.

Lajme të ngjashme