LIVE | Scholz porosi Kurtit dhe Vuçeviqit: Veç një rrugë ju çon në BE, zbatimi i të gjitha marrëveshjeve - NACIONALE

LIVE | Scholz porosi Kurtit dhe Vuçeviqit: Veç një rrugë ju çon në BE, zbatimi i të gjitha marrëveshjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jo e kaluara juaj t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhme paqësore dhe prosperuese...në Bashkimin Evropian.

Me këto fjalë e nisi adresimin e tij Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në hapjen e samitit të dhjetë vjetorit të Procesit të Berlinit, drejtuar liderit kosovar dhe atij serb: Albin Kurtit dhe Millosh Vuçeviqit.

Liderë të lartë evropianë ulur bashkë me ato rajonalë në kuadër të Procesit të Berlinit e nisën takimin në një tryezë të madhe para hapjes së punimeve të samitit.

Na duhet një dinamikë e re... do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse.

Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato e shfrytëzojnë këtë mundësi”, shtoi Scholz, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

"Zbllokimi i marrëveshjes Cefta nuk është i vetmi vendim që po marrim sot. Ne do të nënshkruajmë gjithashtu dy dokumente që do të lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal është një dokument themelor për thellimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik".

"Duke përfshirë të dyja aspektet sociale dhe të punës të bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë, kjo do ta bëjë punën ndërkufitare më pak të komplikuar dhe do t'ju sjellë dukshëm më afër standardit të BE-së", tha Scholz.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u lajmërua nga Berlini në këtë dhjetor vjetor, ndërsa potencoi se është punuar shumë që ky samit “të jetë sukses”.

10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, shkroi Kurti në Facebook.

Jeton Zulfaj, këshiltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, tha se në këtë samit pritet të miratohet një deklaratë për fqinjësi të mirë mes pjesmarrësve si dhe një sërë marrëveshjesh.

Pritet që të nënshkruhet një marrëveshje e re për qasje në studime duke e çuar në pesë numrin e marrëveshjeve të arritura që nga vitit 2022, të cilat njihen edhe si marrëveshje të mobilitetit”.

”Do të ketë një nënshkrim të një deklarate të Planit të ri të Veprimit 2025-2028 për Tregun e Përbashkët Rajonal, si dhe një deklaratë për fqinjësi të mirë, e cila është dakorduar në nivel të gjashtë shteteve”, ka deklaruar Zulfaj.

Mediat gjermane kanë raportua se pritet miratimi i një plani veprimi për treg rajonal dhe si nënshkrimi i marrëveshjeve të reja për mobilitet që përfshin qasje në arsim të lartë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të mbërrirë në Berlin dhe me t’u pritur nga Scholzi shkroi se sot shikohet si para në arritjet e kësaj nisme, po ashtu edhe drejt rezultateve në të ardhmen.

Drejt një të ardhme ku të gfjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit (Evropian)”, shkroi ajo në ”X”.

Lajme të ngjashme