Listat: A e harroi Kurti deklaratën e vet të vitit 2021?
Kur Lëvizja Vetëvendosje i kishte fituar vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale, në tetor të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti do të arsyetohej se ‘lista e zgjedhjeve parlamentare’ ku ishte emri i tij, i Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës, ‘ishte listë që nuk do të përsëritej edhe kushedi sa dekada’.
“Nuk mund të krahasohen listat nëpër komuna, me atë listë. Ajo listë është e pashebullt jo vetëm në Kosovën e pasluftës. Në atë listë ku Presidentja, kryeparlamentari dhe unë jemi në krye, nuk ka aso liste më edhe kushedi sa vjet e dekada. Prandaj, nuk mund ta krahasojmë atë listë me këto lista”, deklaronte Kurti.
Por Kurti, për zgjedhjet e 9 shkurtit, mendon se lista e VV-së, tani është më e mira që prej çlirimit të Kosovës.
“Më 9 shkurt mos e zgjatni fort. Numri 118, koalicioni VV, Guxo, Alternativa, 110 kandidatë secili më i mirë se tjetri, e këta bashkë lista ma e mirë, që e keni pa, lexu e dëgju jo veç në Kosovën e pavarur po që nga çlirimi para çerek shekulli”, deklaroi ai në një tubim në Prizren.