Lista Serbe shkon në Rashkë, një ditë pasi nuk u certifikua: Takohen me Petkoviqin - NACIONALE

Lista Serbe shkon në Rashkë, një ditë pasi nuk u certifikua: Takohen me Petkoviqin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka takuar sot në Rashkë udhëheqësit e Listës Serbe.

Kjo një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi këtë subjekt dhe subjektin “Demokracia Serbe” për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Sot në Rashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, pas përpjekjes së Kurtit për t’ia ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje. Diskutuam për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në vendbanimet serbe, si dhe për hapat e mëtejshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq në platformën “X”, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.

Në seancën e djeshme të KQZ-së, vetëm dy anëtarë mbështetën kandidimin e Listës Serbe dhe të Demokracisë Serbe, dy nga Vetëvendosje ishin kundër, ndërsa shtatë abstenuan.

Lajme të ngjashme