Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje: Është pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale nga regjimi i Albin Kurtit - NACIONALE

Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje: Është pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale nga regjimi i Albin Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Lista Serbe” përmes një postimi në facebook i reaguar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për qëndrimin të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

“Vendimi i partisë sonë për mos pjesëmarrje në zgjedhje është pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi i Albin Kurtit, duke i privuar serbët nga të gjitha të drejtat e njeriut në tokën e Evropës në vitin 21. shekullore, e mbi të gjitha mospërmbushja e kërkesave tona të qarta për të cilat lamë institucionet e Kosovës...”

Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

“Vëmë re se Beogradi zyrtar ka qenë gjithmonë një partner konstruktiv dhe i zgjedhur për ruajtjen e paqes në këtë fushë, dhe akuzat e Kurtit në kurriz të Beogradit zyrtar nuk kanë asnjë justifikim”.

Lajme të ngjashme