Lista Serbe nuk i kapërdin sanksionet e Britanisë ndaj Radojiçiq, reagon ashpër - NACIONALE

Lista Serbe nuk i kapërdin sanksionet e Britanisë ndaj Radojiçiq, reagon ashpër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe nuk i kapërdin sanksionet e Britanisë ndaj Radojiçiq, reagon ashpër

Sot Britania e Madhe e ka bërë publike listën me sanksione ndaj Milan Radojiçiq e Zvonko Veselinoviq. Dy personave që njihen si bosët e krimit në veri.

Lista Serbe ka përdorur gjuhë të ashpër kundër britanikëve, duke thënë se këto veprime po bëhen pa asnjë provë. Sipas partisë Lista Serbe e cila kontrollohet nga Beogradi, Britania e madhe këtë veprim e ka ndërmarrë për ta mbrojtur Albin Kurtin.

“Për më tepër, këto lëvizje transparente dhe etiketime pa asnjë provë kundër tij, që i bën dobi Albin Kurtit për ta paraqitur veriun si vatër krimi, tregojnë gjithë nervozizmin e atyre që për më shumë se dy dekada duan të shohin serbët në gjunjë, të asimiluar ose të dëbuar nga vendi i tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton Nacionale.

Madje, Lista Serbe është lavdëruar me faktin që Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe.

“Nuk ekziston asnjë listë e zezë, e kuqe, apo ndonjë ngjyrë tjetër, që mund ta zvogëlojë respektin që ka Milan Radojiçiq si nënkryetar i Listës Serbe te serbët”, thuhet aty.

“Nuk ka dorëzim, nuk ka kthim”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme