Lista Serbe nuk merr pjesë në votimin e vendosur në short nga Dimal Basha - NACIONALE

Lista Serbe nuk merr pjesë në votimin e vendosur në short nga Dimal Basha

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dimal Basha, Kryetar i Kuvendit, ka nxjerrë me short emrin e Verica Ceraniq si të propozuar nga Lista Serbe për Nënkryetar të Kuvendit.

Kjo pasi, sipas tij, Lista Serbe e ‘ezauroi’ të drejtën e propozimit për Nënkryetar për të cilën morën vetëm 10 vota në votim të ndarë siç kërkoi Vetëvendosje.

Lista Serbe kësihovi nuk votoi as vet.

Basha e nxori për së dyti dhe së treti të njëjtin emër: ndërsa kishte zero vota.

Tjetri në rend nga Lista Serbe ishte Stefan Kovaqeviq, i cili sërish pati zero vota dhe u propozua tri herë.

Liljana Stefanoviq e propozuara e tretë refuzoi të jetë kandidate për Nënkryetare.

“Eliminohet nga lista”, tha Basha.

Lajme të ngjashme