Lirohet rruga për në Banjskë - NACIONALE

Lirohet rruga për në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është liruar rruga që dërgon në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçani, e cila ishte bllokuar prej të dielës.

Gazetarja e Nacionale, Getijana Hasani, e cila është në vendin e ngjarjes, ka treguar se tani e tutje rruga për në fshat është e lirë për këdo që dëshiron ta viziton fshatin në fjalë.

Nga dita e diel ku Policia e Kosovës ishte sulmuar nga terroristët në këtë fshat, rruga ishte bllokuar.

Aty qëndronte një postblok policor, i cili ndalonte futjen e gazetarëve dhe qytetarëve tjerë në fshat.

Lajme të ngjashme