Lirohet Alil Demiri, i dënuar në rastin ‘Monstra’ në Maqedoni të Veriut
Është liruar Alil Demirin, i cili kërkohet me fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “terrorizëm” për vrasjen e pesë të rinjve më 2012 në Shkup.
Demiri është arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës, ndërsa për lirimin e tij ka njoftuar avokati, Besnik Berisha.
Berisha për Gazetën Sinjali ka bërë se pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argumenteve shqetësuese ku u trajtuan në seancën për paraburgim, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kërkesa.
“Pas provave të dorëzuara nga mbrojtja dhe argmenteve sqaruese të dhëna në seancën dëgjimore ku u trajtua kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokurori që përfaqësoi propozimin u tërhoq nga kerkesa”.
“Alil Demiri tashmë është i lirë.” - deklaroi avokati i tij, Besnik Berisha.
