Lirohen nga detyra dy drejtorët e PDK-së në Komunën e Podujevës - NACIONALE

Lirohen nga detyra dy drejtorët e PDK-së në Komunën e Podujevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Podujevës ka njoftuar se janë liruar nga detyra dy drejtorët, Antoneta Ejupi e Administratës dhe drejtori i Bujqësisë, Fatmir Rudari.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se kjo ishte kërkesë e dy drejtorëve.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se, kreu i Komunës, Shpejtim Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë.

Njoftimi i plotë:

Lirohen nga detyra drejtorët Antoneta Ejupi dhe Fatmir Rudari

Me kërkesë të drejtoreshës së Administratës, Antoneta Ejupi dhe drejtorit të Bujqësisë, Fatmir Rudari për lirim nga detyra, ata sot janë liruar nga këto detyra nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Kryetari Bulliqi i ka falënderuar dy drejtorët për punën, kontributin dhe korrektësinë që kanë treguar përgjatë kësaj kohe sa kanë udhëhequr me këto dikastere, si dhe ju ka uruar suksese e mbarësi në angazhimet e tjera.

13.07.2023, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Lajme të ngjashme