Deputetja e VV-së: Mërgim Lushtaku më shau nanën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në një shkrim në Facebook pretendon se ia ka “sharë nënën” deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Deputetja Kurti, duke provuar të tingëllojë në stilin e fjalive të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përkatësisht me rima, shkroi se “Mërgimi që e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës”, shkroi ajo.
“Kosovën e ka dorëzu moti”, përfundon ajo në një shkrim të shkurtët në rrjetin e saj.
Puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar ku ka pasur sërish tensione dhe kapje e shtyrje mes deputetëve të LVV-së dhe të PDK-së.