Limaj: S'i shfrytëzuam marrëveshjet politike, tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin - NACIONALE

Limaj: S'i shfrytëzuam marrëveshjet politike, tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se pas dështimit të përpjekjeve politike për të konstituuar Kuvendin, tani është radha e Gjykatës Kushtetuese për të ofruar udhëzime të qarta rreth pasojave ligjore dhe hapat që duhet të ndjekin më tej.

Ai theksoi se marrëveshjet politike nuk janë shfrytëzuar ashtu siç duhej, por që Nisma ka dhënë kontributin e saj për të zhbllokuar situatën. Limaj e vlerësoi se çështja tashmë është mbyllur dhe vendi ka hyrë në një fazë të re

“Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi. Ne kemi kontribuar për të ndihmuar në zhbllokim. Kjo tani është çështje e mbyllur dhe jemi në një realitet të ri”, ka thënë Limaj pasi dështoi përpjekja e 54-të për konstituim, raporton Eo.

Lajme të ngjashme