Limaj: Nuk mund të ketë paqe të vërtetë duke mbajtur në pranga ata që sollën lirinë
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas marshit “Drejtësi, jo politikë”.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “sot u mblodh zëri i popullit”
“Sot u tha qartë se lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare andaj kjo protestë nuk ishte vetëm tubim, ishte betim se sakrifica e luftës nuk mund të njolloset dhe as të harrohet.
Nuk mund të ketë paqe të vërtetë duke mbajtur në pranga ata që sollën lirinë” – ka shkruar ai.
“Çdo ditë që ata mbahen larg familjeve dhe atdheut është padrejtësi ndaj historisë sonë dhe ndaj vetë së vërtetës.
Kosova lindi nga sakrifica, dhe sakrifica nuk gjykohet si krim.
DREJTËSI, JO POLITIKË!” – ka shkruar tutje Limaj.