Limaj nuk i beson Kurtit hiç për ‘i kemi votat për Qeveri’: S’duam ta zgjedhim Kryeparlamentarin e të shkojmë në zgjedhje - NACIONALE

Limaj nuk i beson Kurtit hiç për ‘i kemi votat për Qeveri’: S’duam ta zgjedhim Kryeparlamentarin e të shkojmë në zgjedhje

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate pas seancës së 51-të para Kuvendit u deklarua për media, ku qartazi shprehu mosbesimin në deklarimet e Kurtit se 'i kemi votat për qeveri, por jo pë kryetar të parlamentiti", Limaj në fakt e tha krejt të kundërtën. Ai shfaqi 'frikën' se po të votohet kryetari i parlamentit pa marrëveshje të plotë, mund të konstituohet Kuvendi, por të shkohet drejt zgjedhjeve, përçka tha se Nisma nuk kontribuon.

Të shkojmë drejt një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo vetëm për Kuvendin. Nganjëherë këtu po krijohet përshtypja se këtu është problemi (Kuvendi) e s’është. Problemi është se duhet të krijohet shumica qeveritare. Shumica e cila funksionon edhe për parlament edhe për qeveri. Jo shumicë që e zgjedh Kryetarin e Parlamentit edhe shkon në zgjedhje.” – tha ai.

Ndryshe, Kurti vazhdimisht kishte thënë se ai e ka shumicen për qeveri, por jo për Kuvend.

Lajme të ngjashme