Limaj: Marrëveshja shënon një kthim domethënës mbrapa për të cilën Kurti do të mbahet përgjegjës - NACIONALE

Limaj: Marrëveshja shënon një kthim domethënës mbrapa për të cilën Kurti do të mbahet përgjegjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka pranuar një marrëveshje që në qendër të saj ka Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëveshja është pa njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut!” – ka shkruar Limaj.

Limaj ndër të tjera ka thënë se marrëveshja kthim domethënës mbrapa për të cilën Kurti do të mbahet përgjegjës.

“Për veç kësaj, bazuar në pikën 7-të të marrëveshjes, kuptojmë që kryeminstri Albin Kurti ka pranuar që përveç themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të krijojë edhe një mekanizëm shtesë, për siç thuhet. “për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”! Për fund, marrëveshja shënon një kthim domethënës mbrapa për të cilën kryeministri Kurti do të mbahet përgjegjës!” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme