Ligji për pagën minimale, Kushtetuesja e njofton Osmanin se s'mund ta dekretojë deri në vendimin e gjykatës - NACIONALE

Ligji për pagën minimale, Kushtetuesja e njofton Osmanin se s'mund ta dekretojë deri në vendimin e gjykatës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani në lidhje me ligji për pagën minimale nuk mund të dekretohet deri në një vendim përfundimtar të këtij institucioni.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.

“Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK.” - deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, për Telegrafi.

Lajme të ngjashme