Liderët “harrojnë” krizën politike, rrëmbehen nga fitorja historike e Kosovës ndaj Sllovakisë
Liderët institucional dhe politikë të vendit për disa orë kanë harruar krizën politike me të cilën po përballet Kosova. Emocionet e ditores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Botëror i kanë rrëmbyer edhe ata.
Para dhe pas ndeshjen ata kanë injoruar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se brenda 34 dite Kuvendi duhet të zgjedhjet presidenti i ri ose vend duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Pas fitores së Kosovës në Bratisllavë me rezultat 3 me 4, krerët e të gjitha partive kanë uruar ‘dardanët’ për këtë rezultat historik.
Kësaj fitore i është gëzuar shumë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili sa ishte në opozitë nuk ishte ndonjë fans i madh i kombëtares së Kosovës në futboll.
Aso kohe ai më shumë bënte tifo për kombëtaren e Shqipërisë duke injoruar Kosovën.
Ai dhe bashkëpartiaket e tij pretendonin se shqiptarët duhet ta kenë vetëm një kombëtare në futboll.
Megjithatë, me ardhjen në pushtet Kurti filli të ndryshoi qëndrim.
Ai mbrëmë u shpreh i gëzuar me fitoren Kosovës.
Në urimin e tij, kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se me këtë fitore Kosova ka hapur një kapitull të ri të futbollit.
"Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër,", ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Kurse, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar “dardanët” shkurt.
“Historike! Dardanë, faleminderit!”, ka shkruar ajo.
“Dardanët” janë uruar edhe nga liderët e opozitës.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar se tani ëndrra duhet të bëhet realitet.
“Tani ëndrra jonë duhet të bëhet realitet edhe në Prishtinë. Të martën, në “Fadil Vokrri”, të gjithë bashkë për hapin e madh drejt Botërorit. Urime dhe forca, Kosovë!”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur optimist për ndeshjen kundër Turqisë.
“Një ndeshje larg historisë. Kosova nuk po ëndërron më; po e jeton ëndrrën! Faleminderit djema që bëtë krenar një popull të tanë”, ka shkruar Abdixhiku.
I emocionuar me fitoren historike të Kosovës është shprehur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Zemra mal, Kosovaaaa”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.