Liderët evropianë në negociata: Pajtohen për tre emrat që do t’i marrin pozitat kryesore në BE - NACIONALE

Liderët evropianë në negociata: Pajtohen për tre emrat që do t’i marrin pozitat kryesore në BE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë liderët evropianë që po negociojnë pozitat kryesore të bllokut, janë pajtuar që Ursula von Der Leyen e Gjermanisë, Antonio Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë, duhet t’i marrin t’i marrin zyrat kryesore në Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe shërbimin e politikës së jashtme.

Kështu shkruan mediumi i njohur “Politico”, duke cituar burime nga pesë zyrtarë evropianë.

Gjashtë negociatorët janë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Polonisë, Donald Tusk (nga Partia e Popullit Evropian), kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kancelari gjerman, Olaf Sholz (për socialistët), presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri danez, Mark Rutte (për liberalët).

Hapi i radhës sa u përket këtyre zhvillimeve, raportohet se do të jetë enjten ku në Bruksel pritet të mbahet një takim i liderëve të BE-së, në të cilin tre emrat do t’u prezantohen shefave të shteteve dhe qeverive, për aprovimin e tyre.

Njëri nga zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar negociatat “sensitive”, ka thënë se kryeministrja italiane, Girogia Meloni nuk do të jetë e kënaqur që – edhe një herë – nuk është përfshirë në negociata. Megjithatë, Italia mes shumë gjasë pritet të marrë një pozitë shumë senior në Komisionin Evropian të radhës.

“Tani që janë pajtuar, e gjithë kjo pritet të kalojë lehtë në Këshillin Evropian.” – ka thënë tutje ky burim.

Sidoqoftë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shkroi në rrjete sociale pas publikimit të lajmeve të martën se marrëveshja që EPP “e bëri me të majtët dhe liberalët shkon kundër gjithçkaje në të cilën bazohet BE-ja. Në vend të përfshirjes, ajo mbjell fara të ndarjes. Zyrtarët e lartë të BE-së duhet të përfaqësojnë secilin shtet anëtar, jo vetëm të majtët dhe liberalët.

Vlen të theksohet se në media, është folur se Kaja Kallas pritet të bëhet shefe e diplomacisë evropiane, pozitë kjo që aktualisht e mban Josep Borrell.

Lajme të ngjashme