Liburn Aliu flet si hetues: Në incizime nuk dihej se kush fliste dhe se çfarë ishin ato
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur rreth përgjimeve të publikuara nga Gazeta Nacionale në episodin e tretë të “Ditarit të Buzhalës”.
Liburn Aliu ka thënë se u krijua një ngjarje shumë e madhe para lëshimti të përgjimeve në mënyrë që ajo të dukej sa më e madhe, madje ai ka thënë se nuk dihet se çfare incizimi ishte, duke vënë në dyshim se kush po fliste.
"Në inçizim nuk dihet se kush ishte, nuk dihet se kush po fliste, dhe kjo u bë të dukej sikur të ishin dy persona të një kompanie që po flisnin", ka thënë Aliu në Pressing.