“Liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë”, reagime të shumta në vend - NACIONALE

“Liberalizimi i vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë”, reagime të shumta në vend

2 javë më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian, ka miratuar raportin që mundëson liberalizimin e vizave për qytetarët serbë të Kosovës, por me pasaporta të Serbisë.

Zyrtarë të pushtetit, opozitarë e opinionistë kanë reaguar ndaj kësaj lëvizje.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka reaguar pas votimit në komisionin LIBE të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave të serbëve të Kosovës me pasaportë serbe.

Kadriu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shprehin keqardhje në lidhje me një zhvillim të tillë, duke thënë se qytetarët nga komuniteti serb po pajisen me dokumente të shtetit kosovar:

“Qytetarët tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdojnë të pajisen me dokumenta të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë të qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre”.

Ai është shprehur se pasaportat e lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së.” – tha ai tutje.

Mehmetaj: Me Kurtin si kryeministër “Serbia po e merr autonominë territoriale”

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka rënë “trup” kësaj çështje. Me këtë sipas tij Serbia po e merr Autonominë territorial..

“Serbia po e merr Autonominë territoriale që e ka kushtetutën pothuajse ekuivalente me këtë të Kosovës, derisa problemin po e lë hapur për të gllabëruar edhe kushedi se çka.” – ka shkruar Mehmetaj, ndër të tjera.

Musliu-Shoshi: Zajednica e Albinit po njihet ndërkombëtarisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur për çështjen e njohjes së pasaportave serbe "(që lëshohen nga qeveria e Serbisë) për qytetarët e Kosovës sot nga Parlamenti Evropian, konkretisht Komisioni për Liritë Civile dhe Çështjet e Brendshme".

Ajo ka argumentuar se kjo njohje e pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës është një tregues i jetësimit të Zajednicës së Serbisë në Kosovë, dhe se kjo po ndodh nën kryeministrin Albin Kurti.

Koci: Kemi hyrëë në rrugë pa kthim

Edhe Avokati Arianit Koci ka shkruar në lidhje me këtë vendim të organeve evropiane.

Koci është shprehur I shqetësuar duke thënë se tashmë Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet që askush nuk do të dëshironte me jetu.

“Këto veprime të bashkësisë ndërkombëtare, po e stimulojnë Serbinë me vazhdu me kërkesa ekspanzioniste. Kemi hyrë në rrugë pa kthim!” – ka shkruar Koci.

Ndryshe, ky ka qenë vetëm një votim në një organ por që procedura për t’u realizuar në praktikë lëvizja e serbëve me pasaporta të Serbisë, ende nuk ka përfunduar.

Lajme të ngjashme