Lëvdata për Osmanin, ftesë për Gërvallën: A po rreshtohet Amerika ka presidentja dhe Lista Guxo? - NACIONALE

Lëvdata për Osmanin, ftesë për Gërvallën: A po rreshtohet Amerika ka presidentja dhe Lista Guxo?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportet mes Kosovës dhe ShBA-së kurrë nuk kanë qenë me të tensionuara. Madje është raportuar edhe për një fazë të re të sanksioneve, pasi tashmë Amerika ka përjashtuar FSK-në nga stërvitjet ushtarake të NATO-s “Defender Europe 2023”. Por, tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ta ndajnë kryeministrin Kurti nga Kosova. Pas deklaratave kanë ardhur veprat. Çfarë po ndodhë?

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, sot ka marrë pjesë në konferencën Globale të Koalicionit.

Kjo ftesë ka ardhur pas një përplasje mes sekretarit amerikan dhe kryeministrit kosovar.

Në lidhje me këtë pjesëmarrje, ka njoftuar vetë kryediplomatja kosovare, me anë të një shkrimi në Twitter.

E nderuar që mbërrita në Riad me ftesë të Sekretarit Antony Blinken dhe Princit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në Konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova > Kurti

E ndarja e kryeministrit Kurti nga Kosova kishte ndodhur disa ditë me herët.

I ngarkuari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se vendi i tij ka vështirësi me kryeministrin Kurti, por që kjo nuk do të ndikojë në raportin Kosovë-SHBA.

Lidhja mes SHBA-ve dhe Kosovës, është lidhje mes popujve të vendeve tona dhe kjo është e fortë dhe nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të jemi mbështetësi juaj kryesor”, ka thënë Escobar.

Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se çfarëdo vështirësie që kemi me kryeministrin, nuk do të ndikojë në këtë ndjesi”, u shpreh ai.

Ky ishte momenti vendimtar, kur emisari amerkian ndan kryeministrin Kurti nga Kosova.

Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar. Më duhet të them se jemi shumë të hutuar edhe pe të bashkuar me BE-në se pse po ndodh e gjithë kjo”, theksoi Escobar.

Osmani ndaj Kurtit

Perveç Kosoves, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff. Hovenier, e kishte veçuar edhe presidenten Osmani, duke e favorizuar atë ndaj Kurtit.

Besoj se kjo është diçka që ajo e trajton me seriozitet”, ka thënë ambasadori amerikan në një intervistë për disa gazetarë kosovarë për presidenten Vjosa Osmani.

Edhe sot, në mes të krizes së Qeverisë me Washingtonin, Osmani ka vazhduar komunikimet me amerikanët. Kësaj radhe, shefja e shtetit ka folur në telefon me dy senatorët, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Falënderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për telefonatën e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritetin Kosovë-ShBA dhe çuarjen përpara të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, shkroi Osmani në Twitter.

E pas tensioneve në veri, takimin me presidenten Osmani e kishin preferuar edhe liderët evropianë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari Olaf Scholz dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

E me atë rast i kishin organizuar edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me takimin kishte njoftuar presidentja Vjosa Osmani.

Në fund të takimit me Macron dhe Scholz, ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe një herë u dëshmua se Vuçiqi nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tone”- tha thënë Osmani për RTK-në, nga Moldavia, ku ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë.

Dje mbrëma, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për medien e njohur “Reuters”.

Në këtë intervistë, ajo ka lënë të nënkuptohet se ka disa dallime politike me Kurtin, teksa ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

Do të ishte e pamundur, siç thash, edhe në mes miqve më të mirë, edhe mes familjeve, të mos ketë qasje të ndryshme mbi çështje nganjëherë.” – tha ajo.

Tani nuk dua të flas për të kaluarën, për të qenë e sinqertë. Dua të flas se si do t'i qasemi për të gjetur një zgjidhje përpara dhe dua të theksoj që zgjidhja drejt veprimeve tona të qëndrueshme, po ashtu varet nga të siguruarit që aleancat me ShBA-në dhe BE-në janë të forta. Unë besoj që të punuarit bashkë me aleatët tanë është fuqi, nuk është dobësi.” – shtoi zonja Osmani.

Lajme të ngjashme