Syla thotë se u përball me "gjuhë kërcënuese para dhe gjatë debatit" me Lladrovcin – çka ndodhi në “Pressing”?
Gazetari Valon Syla ka reaguar në Facebook pas incidentit në emisionin “Pressing” të T7, ku u përplas me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe u largua nga studio gjatë debatit.
Syla sqaroi në Facebook se vendosi të largohej për shkak të “gjuhës kërcënuese” që, sipas tij, nuk mund të tolerohet në një debat televiziv.
“Te nderuar, e kisha vazhdu debatin nê T7, por me gjuhë kercenuese para dhe gjatê debatit s'eshte gjithmonë e tolerueshme... është një kufi.”
Gazetari e quajti sjelljen e Lladrovcit “monolog komandantësh”, duke thënë se “ajo vlen për ushtri, jo për studio”.
“Mendoj se isha korrekt... por ne mungese argumenti ofendimet se je i paguar, je i pitë e tjerë, si arsyetojnë përgjigjet që si mora.
Monolog komandatash ti nejt gaditu në studio ajo vlen për ushtri, jo për studio.
Pyetja e thjeshte ke. Fitove, urime... por pse po don me hi me zor ne zyre të PDK? Qysh do me u pajtu e me kalu këtê pezmatim...
Vazhdoj ofendimi... edhe aty vec ecë. Fatkeqêsisht une skam kerr me kali... e as leper sjam.
Fat e suksese...”
Përplasja në emision ndodhi pasi Ramiz Lladrovci e quajti “të pitë” Valon Sylën në Pressing të T7, për çka ky i fundit konstatoi fundit e pjesëmarrjes së vet në debat, dhe u largua.
Syla tha “koksha i pitë unë, po shkoj” teksa Lladrovci e pyeti nëse është i pitë.
Lladrovci: “Në qoftë se ka ardhë i pitë”
Syla: “Unë edhe i pitë di me bë pyetje. Kjo fundi i fundit është akuzë islamike, a ke pi a s’ke pi.
Lladrovci: “Unë jam këtu me i dhanë mesazh Arian Tahirit, Vushtrisë e Klinës, krejt krywtarëve q ëjanë në garë, që më kanë në dispozicion”
Kerquki: Valon tha çka nëse nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj.
Syla: Më fal, unë s’kam pyetje, koksha i pitë, vazhdo
Lladrovcii: A ke pyetje?
Syla: Jo, unë i pitë jam. Po eci pe pi nja qaty
Lladrovci: dil pije lirisht,
Syla: ditën e mirë
Ramizi: Pije njo, ta cesin një të mitë.