Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut kërkojnë regjistrimin e pronave, Zeqiri i Zubin Potokut: S’e bëj për sy e faqe - NACIONALE

Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut kërkojnë regjistrimin e pronave, Zeqiri i Zubin Potokut: S’e bëj për sy e faqe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Leposaviqit ka lëshuar njoftim se qytetarët që nuk i kanë regjistruar pronat e paluejtshme, duhet ta bëjnë këtë në afat prej 60 ditëve. Në linkun e postuar në këtë njoftim, për plotësimin e formularit, vërehet se në të është llogo dhe emir i Komunës së Mitrovicës së Veriut, kjo Komunë njoftimin identik e kishte lëshuar para tri javëve. Ndërkohë Kryetari i Zubin Potokut, që vjen nga rradhët e PDK-së, thotë se nuk e bënë këtë punë veç për sy e faqe.

Çka thuhet në njoftim?

Duke u thirur në Ligjin Për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, respektivisht në nenin 14 paragrafi 3 Komuna e Leposaviqit ka njoftuar qytetarët se duhet t’i regjistrojnë pronat në afat prej 60 ditësh.

Çka thotë ligji?

Ligji për tatimin në Pronën e Paluajtshme, përmend afatin pre 60 ditësh, por sipas tij, kjo periudhë për regjistrimin e pronave, vlen nga momenti i Hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ligji pati hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2018.

“Të gjithë personat që posedojnë pronë të paluajtshme, e cila nuk është regjistruar në regjistrat e tatimit në pronë, duhet ta regjistrojnë atë pronë të paluajtshme brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve kalendarike pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji. Regjistrimi bëhet nëpërmjet vetë deklarimit në komunën ku ndodhet prona e paluajtshme, duke i siguruar komunës informacionin e nevojshëm në lidhje me pronën e paluajtshme dhe poseduesin.” – thuhet në ligj.

Çka thuhet në njoftim?

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Leposaviqit, fillimisht vërehet llogoja e Komunës së Mitrovicë së Veriut. Nuk dihet nëse ky është veç një lëshim teknik.

Fillimisht në këtë njoftim, Komuna ua bënë të ditur qytetarët, se së shpejti edhe në këtë Komunë, do të filloj implementimi i Tatimit në Pronë.

Tutje në njoftim thuhet se personat fizik që paraqiten vullnetarisht dhe që e vetëdeklarojnë pronën (shtëpi ose apartmen) si vendbanim parësor do të ju lejohet zbritje në vlerën deri 30 mijë euro nga vlera e vlerësuar e pronës, ose lirimi në vlerën e deri 50 mijë për tokën bujqësore.

Ndërkohë në paragrafat pasues përmenden konsekuencat dhe mbikëqyrja e këtij procesi.

Gjatë dhe pas kalimit të afatit të vetë deklarimit zyrtarët komunal të tatimit në pronë, do të vizitojnë pronat dhe prsonat fizik dhe juridik me qëllim të verifikimit dhe konfirmimit të të dhënave të vet deklaruar.

Çka tha Kryetari i Zubin Potokut?

I pyetur për ktë çështje nga Gazeta Nacionale, Izmir Zeqiri Kryetar i Komunës së Zubin Potokut, që vjen nga rradhët e PDK-së ka thënë se është duke pritur njoftime të detajuara për këtë punë dhe se nuk e bënë veç sa për sy e faqe.

“Jemi duke u përpjek me i identifiku, jemi në procedurë duke hulumtu. Duhet me pasë identifikimin e pronave, jemi duke punu në atë drejtim. Ne jemi duke e prit dokumentacionin. Në qoftëse kjo punë bëhet veç për reklam kjo është tjetërsen, unë i kam njoftu prej fillimit se s’e bëjë veç për sy e faqe. Jemi duke punu siç duhet në këtë drejtim” – ka thënë Zeqiri.

Ndryshe, në Komunat e veriut të vendit tatimi në pronë nuk është mbledhur asnjëherë nga shteti.

Lajme të ngjashme