Lëmsh total: Kurti fryhet për rritje të madhe për policët, në anën tjetër pretendohet edhe për ulje - NACIONALE

Lëmsh total: Kurti fryhet për rritje të madhe për policët, në anën tjetër pretendohet edhe për ulje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vlera e koeficientit është bërë tema më e debatuar e ditës së sotme, por megjithatë një varg pështjellimesh kanë nxjerrë krye. Kurti duket se po bëhet sërish kurthi i punëtorëve të sektorit publik.

Imer Zeqiri i Sindikatës së Policisë u shpreh se “ishin shkelur” për Nacionalen kur u prezantua vlera e koeficientit.

Por, kryeministri i Kosovës ka prezantuar disa shifra në profilin e tij në Facebook që duken në kontrast me zhgënjimin e tyre.

Polici i lartë sipas tij do të përfitonte rritje prej 227 eurove, ose 58 për qind. Nga 392 euro sa i merrte sipas kryeministrit si pagë bazë bruto, tash e tutje do t’i merrte 619 euro. Sipas shifrave nga ATK-ja përmes shumës së dhënë nga kryeministri, pas tatimeve, paga neto e një polici do të ishte 551 euro e 45 centë.

Një polic i lartë në fund të muajit të kaluar, janar 2023, i kishte marrë 561 euro bruto së bashku me shtesat.

Dhe pikërisht shtesat e reja del se përbëjnë hilenë e madhe në këtë mes.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje pati ankesë kryesindikalisti Imer Zeqiri.

“Kërkesa e sindikatës ka qenë që vlera e koeficinetit të mos mbetet më pak se 50 për qind e pagës minimale (264 euro) e cila ka kaluar në lexim të parë. Me këtë vlerë nuk jemi të kënaqur. Një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë me këtë vlerë koeficienti u zbritën pagat. Dhe, a ka logjikë që me këtë kohë të kemi zbritje të pagave?” – ka thënë ai.

“Edhe te ajo kategori që do të ketë rritje në pagën bazë, nuk do të ketë rritje në xhepin e policit. Nuk do të ketë rritje në neton e pagës që merret tani. Heqja e shtesave apo zbritja e shumës për punë gjatë vikendeve apo orëve shtesë.” – alarmoi kryesindikalisti.

Edhe më herët, Zeqiri kishte ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje:

Pika 6 e nenit 6 të Ligjit të Pagave mbi pagën bazë thotë si vijon:

Paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës, në masën: “1. Zero pikë njëzetë e pesë për qind (0.25%) për çdo vit të plotë pune, deri në pesëmbëdhjetë vite (15) punë; dhe 2. Zero pikë pesë për qind (0.5%) për çdo vit të plotë pune, mbi pesëmbëdhjetë vite (15) punë.”

Në lidhje me mundësinë që Qeveria të jetë duke mashtruar për këtë çështje, ka ngritur shqetësim edhe ekonomisti Berat Rukiqi duke quajtur infografikat e Kurtit si “manipuluese” por edhe deputeti opozitar (AAK) Besnik Tahiri që i tha këto fjalë: “Përdorimi i shtesave si argument i ndërlidhur me pagën bazë, shpërfaqë nevojën për ta mbuluar turpin, në veçanti kur kjo ka të bëjë me sektorët vitalë. Ndryshimi i vetëm, në mes këtij degradimi është diferenca që kanë krijuar mes rritjes së pagave të tyre dhe administratës publike.”

Një tjetër shqetësim është edhe shtesa për rrezikshmëri. Shumë policë të Kosovës duhet ta kryejnë detyrën e tyre nëpër situata të rrezikshme, dhe sa për ta ilustruar mund ta përmendim së fundi edhe veriun dhe tensionet që ishin në atë pjesë në fund të vitit.

Kryesindikalisti Zeqiri kishte thënë se ishte caktuar vetëm 1% e buxhetit të përgjithshëm për pagat prej 745 milionë eurove për orët shtesë dhe rrezikshmërinë e policëve.

“Kjo nuk i mbulon as 10% të kërkesave. Megjithatë, na është premtuar se do të rregullohen me akte të veçante ligjore.”

Në nenin 26, pika 2, specifikohet që “Shtesa e përcaktuar... nuk mund të jetë më e lartë se 1% e fondeve totale të përdorura nga organizata buxhetore, për pagën bazë të zyrtareve/ëve publik të organizatës buxhetore në të njëjtin vit financiar.”

Lajme të ngjashme