Lekaj takon veteranët e UÇK-së: Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi - NACIONALE

Lekaj takon veteranët e UÇK-së: Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka takuar veteranët e UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se pa sakrificën e tyre Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe pavarësinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se populli i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë luftën për liri.

“I nderuari të nderon. Falë sakrificës suaj, ne sot jetojmë në liri dhe pavarësi. Pavarësisht se dikush po investon fuqishëm për ta harruar sakrificën tuaj, unë jam i bindur që populli nuk do ta harrojë kurrë luftën për liri dhe pavarësi. I nderuar që ishim bashkë me secilin nga ju. Gjithmonë do të jemi bashkë!”, ka shkruar Lekaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme