Lekaj: Në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë - NACIONALE

Lekaj: Në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i AAK-së, Pal Lekaj, ka vazhduar aktivitet e tij elektorale në terren.

Ai sot ka vizituar kompaninë “KonSoni” në Gjakovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se në programin e Aleancës shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë.

“KonSoni – Krenaria Jonë! Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë KonSoni në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh. Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë. Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën KonSoni-n fabrikën më të madhe në rajon. Faleminderit, KonSoni dhe z. Pjetraj, që na bëni krenarë!”, ka shkruar Lekaj.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme