Lekaj: Në Deçan u ndje fuqishëm mbështetja për Aleancën dhe Ramush Haradinaj
Kandidati i AAK-së, Pal Lekaj, është shprehur optimist për 28 dhjetorin.
Pas një tubimi në Deçan, Lekaj ka vlerësuar se në këtë tubim është parë fuqishëm mbështetja për Aleancën dhe kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj.
“Në Deçan sot u ndje fuqishëm mbështetja për Aleancën dhe kryeministrin në ardhje, Ramush Haradinaj. Siç është zakon në këtë vend të heronjve, qytetarët janë rreshtuar krah të drejtës, krah atyre që e duan këtë vend dhe krah atyre që kanë plan konkret për ta zhvilluar. Me 28 dhjetor, nga Deçani do të jehojë fitorja e Aleancës!”, ka shkruar Lekaj.
Gjatë ditës, ai ka marrë përkrahje të madhe në vendlindjen e tij.
Gjatë një takimi me bashkëvendasit e tij në Novosellë, ai është shprehur optimist për 28 dhjetorin.
“Mes bashkëvendëseve të mi në Novosellë, si gjithmonë, edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit mora përkrahje të madhe. Është ndjenjë e veçantë të jem krah tyre, e të kem besimin për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime!”, ka shkrua ai.