“Le të jetë ky mesazh”, Presidentja Osmani reagon për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës - NACIONALE

“Le të jetë ky mesazh”, Presidentja Osmani reagon për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka reaguar për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen mizore ndaj Marigona Osmanit.

Krivaqa mori dënimin kapital nga Gjykata Themelore në Ferizaj. E ndihmësi i kësaj vepre Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.

Presidentja Osmani ka shkruar në Facebook, në lidhje me këtë Aktgjykim, duke theksuar se ky duhet të mbetet mesazh, për të gjtih ata që e përdorin dhunën ndaj grave si mjet.

Tutje Osmani është shprehur se femicide do të ndalet.

E plotë:

Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet!

Femicidi do të ndalet!

Lajme të ngjashme