‘Le të flet zv.ministri’: QUINT-i pakënaqur që Gërvalla publikoi letrën, Ahmeti thotë se ‘ua dërguan fillimisht’ - NACIONALE

‘Le të flet zv.ministri’: QUINT-i pakënaqur që Gërvalla publikoi letrën, Ahmeti thotë se ‘ua dërguan fillimisht’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e QUINT-it sipas disa burimeve, nuk e kanë pritur mirë faktin që kryediplomatja Donika Gërvalla publikoi letrën ku konfirmoheshin hapat drejt Asociacionit, pa i informuar ata përmes kanaleve zyrtare.

Kjo pyetje, iu shtrua sot Gërvallës edhe në një konferencë për media. Të njëjtës, ajo refuzoi t’i përgjigjet, duke e ftuar “në skenë” zëvendëisn e saj.

“Mos t’i përsëris disa prej gjëravre që i thash, e kasha ftu zv.ministrin t’i përgjigjet kësaj pyetjeve.” – tha fillimisht Gërvalla.

Ndërkaq, zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, tha se letra nuk u publikua pa ua dërguar fillimisht shteteve të QUINT-it.

Letra nuk është publikuar pa u dërgu nëpërmjet kanaleve zyrtare, pra fillimisht është dërguar, të gjitha vendet e QUINT-it, edhe ShBA-të, në fakt ShBA-të janë anëtare monitoruese, prandaj kjo gjë është bërë.”tha ajo në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme