LDK për fenomenin e kontratave direkte të Qeverisë: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucional ligjor e kushtetues - NACIONALE

LDK për fenomenin e kontratave direkte të Qeverisë: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucional ligjor e kushtetues

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur shqetësim rreth fenomenit të kontratave direkte të Qeverisë së Kosovës. Vetëm në këtë mandat, sipas Lidhjes Demokratike, janë zbuluar 781 kontrata njëburimore të nivelit qendror në vlerë prej 209 milionë euro.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ditëve të fundit ka ngritur me shqetësim fenomenin e kontratave direkte të Qeverisë së Kosovës. Vetëm në këtë mandat u zbuluan 781 kontrata njëburimore të nivelit qendror në vlerë prej 209 milionë euro.” – thuhet në reagim.

Për këtë, LDK-ja tha se kanë kërkuar ballafaqim në Kuvend, por sipas tyre, qeveria i është shmangur diskutimeve.

Më tej thuhet se Qeveria po shfrytëzon mekanizma propaganduese përmes ndërmarrjeve publike të kontrolluara nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për këtë fenomen shqetësues, LDK kërkoi përballje në Kuvend, të cilës pushteti i iku. Tani, duket se Qeveria po shfrytëzon mekanizma tjerë propagandues përmes ndërmarrjeve publike që kontrollohen nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.” – thuhet në postimin e LDK-së.

Nënkryetarja Bajrami deklaroi ditë më parë në Kuvend se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në mesin e 781 kontratave me negocim direkt, në Telekomin e Kosovës figurojnë 28 kontrata të tilla në vlerë prej 21,310,000 euro nga marsi i vitit 2021 deri në janar të vitit 2024.

LDK ka kërkuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar të gjitha kontratat direkte të qeverisë..

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për të gjitha kontratat direkte të kësaj qeverie. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucional ligjor e kushtetues deri në zbardhjen e të gjitha rasteve ku ka dyshime për keqpërdorim. Njëkohësisht, kërkojmë nga pushteti që të mos i shfrytëzoj ndërmarrjet publike si mjete për propaganda partiake, por të përballet me ne aty ku e ka vendin – në Kuvend.” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme