LDK e bojkoton RTK-në: U kap nga VV-ja, kërkojmë anulimin e konkursit - NACIONALE

LDK e bojkoton RTK-në: U kap nga VV-ja, kërkojmë anulimin e konkursit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demoratike e Kosovës, partia e dytë më e madhe opozitare, ka lëshuar një komunikatë në të cilin ka njoftuar opinionin se ka vendosur të bojkotojë RTK-në, për shkak të përzgjedhjes së një aktivisti të VV-së në krye të saj.

Në reagimin e tyre, LDK-ja thekson se RTK është kapur nga VV-ja dhe po shndërrohet në një mjet propagandë për pushtetin.

“RTK u kap nga partia në pushtet, dhe deri në anulimin e përzgjedhjes së drejtorit të kanalit në shqip, LDK BOJKOTON prezencën në të gjitha emisionet dhe formatet e organizuara nga ky transmetues publik.” – shkruhet në reagimin e tyre.

Tutje, LDK ka shkruar se qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur, duke shtuar se kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes së Rilind Gërvallës, aktivist i VV-së, si drejtor në RTK. Kujtojmë që bojkotimin e RTK-së, një natë më herët, e kishte paralajmëruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

"Kemi një militant partiak, ideologjikisht i ngarkuar shumë që vihet në krye të televizionit publik dhe askush nuk thotë asgjë. Nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë. LDK do ta bojkotojë këtë televizion. Do të marrim vendim së bashku me deputetët e me Kryesinë që të bojkotojmë këtë televizion. I ftoj partitë opozitare dhe shoqëritë civile që të na bashkohen. Do ia lëmë televizionin publik pushtetit. Dhe do u shkruaj secilit ambasador në Kosovë e të gjithë organizata ndërkombëtare që ky televizion është i pushtetit. Nuk kemi bërë tërë këtë angazhim që sa vite për këtë gjë. Nuk mund të kapet një institucion publik nga pushteti" – ka thënë Abdixhiku në Pressing.

Ndryshe, për përzgjedhjen e Gërvallës në këtë pozitë, kanë reaguar edhe organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, të cilat kanë kritikuar këtë konkurs.

Rasti i Gërvallës

Rilind Gërvalla, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje tashm është zyrtarizuar si drejtor i televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës, një zhvillim ky që u konsiderua zhgënjyes. Gërvalla mori tetë vota për nga të gjithë anëtarët e Bordit të RTK-së, të cilë kanë dhënë një arsyetim rreth vendosjes së Gërvallës në këtë pozitë.

Radiotelevizioni i Kosovës, në një përgjigje, theksonte se Gërvalla nuk është e as nuk ka qenë aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Sç raportonte "Koha", këtë e kanë konstatuar pasi e kanë pyetur LVV-në nëse ai ka qenë pjesë e ndonjë strukture, e nga ky subjekt politik, duket që i kanë thënë “JO”.

“Për me e marrë dokumentin, duheni të kontaktoni drejtorin e përgjithshëm, ata e kanë kryer komunikimin, ne e kemi vetëm propozimin. Ai e ka udhëzuar administratën për me e kërku këtë gjë prej partisë.” – ka thënë Boletini për Nacionalen.

Ndërkohë vetë Boletini, kohë më parë kritikonte RTK-në, duke thënë se prej ardhjes në krye të Mentor Shalës, transmetuesi publik po “kontrollohet nga njerëz të afërt ose familjarë të PDK-së”.

Ndryshe, sekretari i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, kishte kërkuar nga Bordit që të mos votohen kandidatët që janë të përfshirë dhe kanë lidhje politike.

“Bordi i Drejtorëve të transmetuesit publik të Kosovës sot do të votojë për drejtorin e televizionit RTK. I bëj thirrje bordit të RTK-së që të mos votojnë kandidatët me përkatësi politike dhe lidhje të drejtpërdrejta dhe të ngushta me partinë në pushtet apo me ndonjë parti tjetër politike.” – ka shkruar Gutierrez në Facebook.

Krahas EFJ-së, edhe rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI), me rastin e votimit të drejtortit të televizonit të RTK-së nga Bordi, bënte thirrje i zgjedhuri të mos ketë lidhje me partitë politike.

Lajme të ngjashme