LDK do president konsensual ose me marrëveshje politike me VV-në: “Deri tash s’ka kandidatura” - NACIONALE

LDK do president konsensual ose me marrëveshje politike me VV-në: “Deri tash s’ka kandidatura”

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së grupit të tyre parlamentar tha se deri më tash nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për President të Kosovës.

Besian Mustafa, zëdhënës i subjektit, tha se si parti kanë ofruar dy mundësi: ose zgjedhje të një figure me pajtim të përgjithshëm ndërpartiak ose përmes një marrëveshke politike LDK – VV.

Por, deri tash, asnjëra nga këto nuk ka qenë rasti.

Për atë që Nacionale ka raportuar se Albin Kurtit pritet të propozojë Glauk Konjufcën për President, ai tha se LDK nuk është në dijeni deri më tash që një kandidaturë e tillë është proceduar edhe me nënshkrime.

“Nuk është problem hezitimi për Osmanin, por s’kemi asnjë kandidaturë. Duhen 30 nënshkrim,e vetme LDK s’mund të bëjë 30 nënhkrime. Ata VV mund të propozojnë dy emra e deri tash asnjë,” tha Mustafa.

“Është qëndrim i LDK-së që zgjedhjet janë të panevojshme, të shmangshme dhe nuk i duhen askujt. Dhe LDK mund të ofrojë kontribut për president, ose me konsesnsus ose me marrëveshje politike,” tha ai.

Lajme të ngjashme