Lavdet e mëdha për filmin e Melanias i kushtojnë fjalë të rënda Osmanit nga Martensi, Presidenca po aq e ashpër
- “Prindon, a je ti?”
Një dokumentar që ka ngritur vetulla në ajr dhe shkaktuar parehati anekënd botës i Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, u bë brum për ofendime të rënda të ndërsjella mes gazetarit të shquar të Frankfurter Algemeine Zeitung, Michael Martens dhe vartësve të Vjosa Osmanit në Presidencë të Kosovës.
Martens e kualifikoi në terma të rëndë si “prostitucion intelektual vetë-degradues” lartësimit ekstravagant që Vjosa Osmani i kushtoi atij dokumentari, ku mori pjesë edhe në premieren e saj edhe në një kinema në Kosovë. Ky koment i Martens-it solli një avalansh reciprokimesh po aq të ashpra: nisur edhe nga kabineti i Osmanit.
Martens reagoi në “X” që Osmani s’ka pasur nevojë të bëhej pjesë e një suspendimi intelektual, por duke dhënë kualifikime të rënda. S’kaloi shumë nga Presidenca e Kosovës ia kthyen në tjetrën faqe. Ashpërsia shkoi deri sa mendimi i tij u quajt “i kalbur” dhe personi i tij “i sëmurë”.
“Ta quash një kre shteti që po shikon pas interesave kombëtare të vendit të vet si ‘prostituim degradues intelektual’ është e ligë dhe e shpifur. Kjo flet për ty dhe kalbjen e mendimit vulgar tuajin. E sëmurë. Duhet të kesh turp nga vetja”, shkroi në reagim këshilltari i Vjosa Osmanit, Rinor Nuhiu.

Por, Martens s’e la me kaq.
Ai vazhdoi të mirëmbajë kualifikimin e tij të vrazhdë. Martens madje nxori kundërthënie se pse Vjosa Osmani nuk i doli në përkrahje filmit kosovar “Shame and Money” të Visar Morinës i cili mori çmim prestigjioz në “Sundance Festival”, prodhim filmik cilësisht më lartë se dokumentari i Melania-s, si dhe film me origjinë të vendit që përfaqëson.
“Derisa Presidentja e Kosovës mendon se duhet të promovojë filma të cekët...ka një film që përnjëmend meriton vëmendje: ‘Shame and Money’ nga Visa Morina”, shkroi Martens.
Postimi i tij në “X” u vërshua nga komente të ashpra. Dhe një ndër ta ishte një profil me emrin “GUXO” (emri i ish-partisë së themeluar nga Vjosa Osmani) që i shkroi në oktava e terma të njëjtë me këshilltarin e Osmanit: “kalbje e mendimit”, “mendje e kalbur”.
“Ti je një prostitutë e flliqur me mendje të kalbur. Thuaja këtë ndonjë zyrtari amerikan po guxove, e jo Kosovës...dyftyrësia jote të skualifikon që t’i mbash mësime dikujt”, shkruan “GUXO”-i.
Këtu gazetari Martens ia ktheu shkurtë: “Prindon, a je ti?”.

Ky dokumentar është lexuar në termat më kritikë anegjerë botës nga mendimtarë të shquar të kritikës filmike dhe politike, aq sa është quajtur edhe “hagjiografi” dhe “torturë dyorëshe vetëkrekosjeje” në “Inteligencer” të New York Magazine.
Në “Rotten Tomattoes”, që është platforma më e ndjekur online për vlerësimet filmike, ky dokumentar ka marrë rejting vetëm 6%.