Latifi për zgjedhjet: Sovrani vendosi për qeveri të koalicioneve – jetëgjatësia e saj varet nga adresimi i problemeve ndërkombëtare - NACIONALE

Latifi për zgjedhjet: Sovrani vendosi për qeveri të koalicioneve – jetëgjatësia e saj varet nga adresimi i problemeve ndërkombëtare

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Filozofi Blerim Latifi rezultatin zgjedhor të së dielës e sheh si vullnet qytetar për qeveri të koalicioneve, “e jo qeveri një partiake”.

Kështu shkroi ai në një reagim në Facebook – ku jetëgjatësinë e çfarëdo qeveri të ardhshme e pa të përkthyer në adresimin e problemeve ndërkombëtare.

Postimi i Latifit:

Me gjasë, përkundër dëshirave të partive, Sovrani vendosi për një qeveri të koalicioneve, e jo për një qeveri njëpartiake. Procedurat kushtetuese e qartësojnë procesin politik që e prodhon këtë qeveri. Kushtet themelore janë: koalicioni i numrave në parlament dhe marrëveshja për ndarjen e pushtetit.

Por jetëgjatësia e një qeverie të tillë varet edhe nga një tjetër po aq esenciale: marrëveshja për mënyrën e adresemit të problemeve të mëdha ndërkombëtare të vendit, të cilat presin mbi tavolinën e kryeministrit.

Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet ose konsiderohet çështje e dorës së dytë, atëherë çdo qeveri koalicioni është e dënuar të rrëzohet edhe nga era më e vogël e krizave politike. Ashtu siç ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Historia përsëritet kryesisht tek ata që nuk marrin mësime prej saj.

Lajme të ngjashme