Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani, VV thërret Këshillin e Përgjithshëm për "Mandatar të ri"
Albin Kurti i Vetëvendosjes sapo ka dalë nga zyra e Presidencës së Kosovës.
Kështu merr vesh gazeta Nacionale nga burime të veta.
Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.
Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.
Nacionale ende s’ka mbërrirë të marrë vesh nëse Kurti ka njoftuar Osmanin për mandatar të ri, ose kush do të jetë emri, pasi ai vet e ka kushtetuetshmërisht të shpenzuar të drejtën e vet.
Tashmë Vetëvendosje ka thirrur mbledhje te Këshillit të Përgjithshëm në ora 12:00 ku ka njoftuar se do të ketë mandatar të ri.
Kështu raportoi TeVe1, e cila siguroi njofitmin e VV-së për Këshillin e Përgjithshëm.

Në rastin e kundërt do të nënkuptohej konstatimi i Osmanit se s’ka shumicë në asnjërën anë për qeveri të re, dhe që për rrjedhojë, do të duhej të shpërbëhej Kuvendi dhe shpalleshin zgjedhje të reja.
Enver Dugolli i Vetëvendosjes, në anën tjetër, mohoi se do të ketë emër të ri për mandatar.
“Jo, nuk kemi ndonjë emër ose opsion tjetër për mandatar. Ne e kemi pasur Kurtin dhe nuk kemi thirrur ndonjë mbledhje të Këshillit të përgjithshëm, prandaj nuk do të ketë emër tjetër për mandatar”, u shpreh ai në TeVe1.
Albin Kurti i Vetëvendosjes në seancën e 28 tetorit dështoi të zgjedhë qeverinë e propozuar, ku mori veçse 56 vota, pesë më pak se shumica e thjeshtë e nevojshme për të zgjedhur qeverinë.
Nga partitë ish-opozitare janë deklaruar se nuk do të kërkojnë nga Presidentja e Kosovës mandatar për formim të qeverisë së re.
Lajmi në përditësim...