Lajmërohet nga diaspora, por s’është Hamdiu: Albin Kurti po e dridh Evropën plakë dhe Amerikën
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, vazhdon të mbetet figurë e popullarizuar në diasporë. Së fundmi, një përkrahje i erdhi nga Hamdi Shartari, një mërgimtar nga Suedia, i cili e cilësonte veten si anti-amerikan. Një figurë tjetër, pra jo Hamdi anti-amerikani, e ka shprehur simpatinë e tij për Kurtin.
Në një telefonatë nga diaspora, mërgimtari që emrin e ka Rexhep, e vlerëson lartë figurën e Kurtit. Sipas tij, politika e Kurtit po ia dridhë tokën nën këmbë Evropës “plakë” dhe Amerikës e Rusisë.
“Pra është fatbardhësi që këtë politikën aktuale në trojet shqiptare, pra në Kosovë, po e tjerrë aq hollë Albin Kurti me bashkëpunëtorë, sa që edhe Evropën plakë, edhe Amerikën, edhe Rusinë, ia ka dridhë tokën nën këmbë, sepse nuk po gjejnë rrugë për të marrë vendime dhe për të gjykuar dhe për të akuzuar do të thotë shtetin tonë, konkretisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.” – tha qytetari nga diaspora, që duket të jetë simpatizant i flaktë i Kurtit.
Sipas Rexhepit, pra mërgimtarit simpatizant i Kurtit, kryeministri i Kosovës është 1 miliardë herë më i mençur se ai.
“Është më i mençur se unë për 1 miliard herë. Prandaj ai po e kryen punën e vetë në interes të çështjes kombëtare, të cilën asnjë njëri tash për tash nuk mund të kryej sikur ai që është ka e bënë. Nuk jam fanatik, përkrahës i Kurtit, por vetë puna dhe vepra e tij, gjatë tërë jetës së tij, ka bërë që ai të jetë i tillë dhe atij t’i ecë puna mbarë dhe ta deklasojë dhe ta qesë në kokërr të shpinës.” – shtoi ai.
“A fola mirë?” – ishte pyetja e Rexhepit, të cilën moderatori ia pohoi se po, pra po fliste mirë.
