Lajm i trishtë: Ndërron jetë Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Thaçi - NACIONALE

Lajm i trishtë: Ndërron jetë Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Thaçi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare, Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi – pas përballjes me një sëmundje të rëndë ku po trajtohej në klinikën interne.

Nacionale kuptoi nga brenda QKUK-së se para rreth gjysmë ore ka ndërruar jetë babai i presidentit.

Tashmë lajmi u konfirmua edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe mbarë kombin shqiptar.

Po ashtu, Enver Hoxhaj i PDK-së, shprehu ngushëllime për vdekjen e Haxhui Thaçit.

Fadil Nura, kryetari i Skenderajt, shkroi se "Baca Haxhi iku nga kjo botë me mërzi të madhe".

I pikëlluar për vdekjen e Haxhit Thaçit, babait të Presidenit Hashim Thaçi, ka shkruar edhe kryeminsitri shqiptar, Edi Rama.

Rama shkroi shkurt me mesazh për Hashim Thaçin: “Baba iku krenar Hashim”.

Ditëve të fundit nën masa të rrepta sigurie, Hashim Thaçit, vizitoi babanë e tij për rreth tri orë e gjysmë në QKUK, pas disa herë refuzimesh nga Gjykata Speciale.

Thaçi nën masa të rrepta sigurie e pa për herë të fundit ditë më parë babanë e tij tash të ndjerë.

Lajmi në përditësim....

Lajme të ngjashme