Lajçak: Takimi me Kurtin i vështirë por i sinqertë, diskutuam për marrëveshjen me Serbinë - NACIONALE

Lajçak: Takimi me Kurtin i vështirë por i sinqertë, diskutuam për marrëveshjen me Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë ka përfunduar takimi i kryeminsitrit Albin Kurti me emisarët speciale për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që u zhvillua në objektin e Qeverisë së Kosovës. Pas takimit ka folur Miroslav Lajçak, i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve.

Në një prononcim të shkurtër për media, z. Lajçak e vlerësoi si diskutim të vështirë, por të sinqertë. Sipas tij, diskutimi i fokusua rreth propozimit për normalizimin e marrëdhënieve, që u propozua në shtator e pastaj në dhjetor, e që njihet si plani franko-gjerman.

“Të gjithë këto fuqi janë vendosur prapa kësaj inciative. Dhe natyrsht, qëllimi i këtij takimi me kryeminsitrin Albin Kurti ishte diskutimi i propozimit për normalizimin e marrëdhënieve që e kemi prezantuar në shtator e pastaj në dhjetor. Ne shpenzuam më shumë se dy orë me kryeministrin, që tregon se takimi ishte i gjatë, nuk ishte i lehtë, por ishte shumë i sinqertë dhe shumë i hapur. Është shumë herët të thuhet ndonjë deklaratë dramatike” – tha ndër të tjera z. Lajçakl pas takimit.

Tutje Lajçak duket të jetë ndarë jo aq mirë nga takimi me Kurtin pasi tha se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga propozimi franko-gjerman, që tash është edhe propozim i Brukselit. Në një fjali, Lajçak lë të nënkuptohet se po e kritikon kryeministrit kosovar, pasi deklaron se ka pritur më shumë mirëkuptim.

“Jemi në mes të misionit tonë, ne do të vazhdojmë për në Beograd. S’ka shumë çka mund të them. Sidoqoftë, çka mund të them në këtë pikë është që ne kemi pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë e ofruara nga ky propozim. Shpresoj që do të arrijmë aty te mirëkuptimi i plotë dhe shfrytëzimi i plotë i mundësive të këtij propozimi. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë.” – vlerësoi ai.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, teksa ka pritur sot në takim emisarët, ka treguar edhe për gjendjen e krijuar mbrëmë në Kosovë si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Ai ka thënë se teksa është kthyer mbrëmë vonë, ka parë se disa prej komunave të Kosovës janë vërshuar dhe janë përmbytur.

Kurti tutje ka thënë se shtretërti e lumenjëve në Kosovë nuk janë më të mirë, ndonëse ka shtuar se ekipet e FSK-së, janë ne terren duke e monitoruar situatën.

Shtretërit e lumënjëve tanë nuk janë më të mirët të mundshëm. Ekipet e FSK-së janë në terren duke e monitoruar situatën që është krijuar”, ka thënë Kurti para emisarëve.

Pas Kosovës, pesë emisarët specialë kanë marrë rrugën për në Beograd të Serbisë, ku priten të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Opozita këshillon Kurtin

Përfaqësuesit e opozitës kanë këshilluar kryeministrin Kurti që të tregohen i kujdes me procesin e dialogut. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme, pasi në bashkëpunim me aletatët të definohen hapat në procesin e dialogut.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të bëhen hapa edhe për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, si dhe për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, që ruan karakterin unitar të shtetit të Kosovës, që i adreson të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve një herë e përgjithmonë në mënyrë që dy vendet të rrugëtojnë drejt integrimit evropian”, ka thënë Hoti, duke shtuar se Kurti duhet të iu përmbahet parimeve.

KËSHILLË: Mbahuni fuqishëm në parimet që duhet të respektohen në negocimin e marrëveshjes. Mos bëni kompromis në qëllimet e dialogut, por gjeni modalitetet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes. Koordinohuni me aleatët tanë!”, ka shkruar ai.

Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ardhja e pesë emisarëve ndërkombëtarë sot në Kosovë tregon se Kosova dhe Serbia po hynë në një fazë serioze të dialogut.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se vizita e diplomatëve perëndimor në Kosovë dhe Serbi vërteton se palët janë afër marrëveshjes.

Është e mirëpritur ardhja e të deleguarve të kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe rikthimi në Kosovë i z. Escobar dhe z. Lajçak. Kjo vërteton se po hyjmë në një fazë shumë serioze të dialogut dhe jep shpresë se jemi afër arritje se marrëveshjes finale”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme