Marrëveshja me Serbinë, pesë emisarë specialë ia zënë derën sot Kurtit - NACIONALE

Marrëveshja me Serbinë, pesë emisarë specialë ia zënë derën sot Kurtit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jo 1, as 2, as 3...por gjithsej 6 emisarë do t'i shkojnë sot në zyrën e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim emisarin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentin francez- Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Gjithashtu, në takimin që pritet të nisë në ora 10:00 do të jenë edhe këshilltari diplomatik i kryeministrit Italian Francesco Maria Talò dhe emisari I posacëm I SHBA-së, Gabriel Escobar.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.” - thuhet në njoftim e Zyrës së Kryeministrit.

Asociacioni në intensitet

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kërkesë e vazhdueshme që kryeministrit Kurti i kërkohet nga ndërkombatarët.

Mesazhet e Gabriel Escobar për Qeverinë e Kosovës janë vazhdimisht të qarta se duhet përmbushur obligimet e nënshkruar në dialog me Serbinë, duke pasur më shumë theks çështja e Asociacionit,

Escobar është shprehur se ShBA-të do të jenë pjesë e procesit dhe sipas tij, ai proces duhet ta përfshijë Qeverinë e Kosovës.

“Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën, duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit.” - ishte shprehur Escobar gjatë vizitës së tij në Kosovë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Insistues në çështjen e Asociacionit janë edhe zërat nga Bashkimi Evropian.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që po ashtu neser paradite do t’i “troket” në zyrë Kryeministrit Kurti ka kërkuar hapa drejt normalizimit duke insistuar në themelimin e Asociacionit.

Në tetot të këtij viti, ai kishte kundërshtuar ata që po shprehen se tash nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, kishte thënë ai.

“Është një çështje shumë e ndjeshme për të cilën ka folur edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës – dhe ky mendim duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur për të, unë pyes: “Kur, nëse jo tani? Ju e nënshkruat vetë këtë marrëveshje.” Ky është procesi dhe koha është e përshtatshme. Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha pikat e hapura ose ende të pa adresuara. Me miratimin në 2013/2015 vjen detyrimi për ta zbatuar atë. Asnjë çështje për të cilën ne negociojmë nuk është e lehtë. Por nëse e ndërpresim përsëri dialogun, do të na duhet ta rifillojmë.” - deklaronte Escobar.

Takimin e fundit që Lajçak e pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, është dje në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Gjatë këtij takimi, Lajçak e Kurti folën për “hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”.

Sot në Prishtinë vjen edhe i ngarkuari i Scholzit është, Jens Plettner. Ai është këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i kancelarit Scholz.

Në Prishtinë zbarkon edhe Emmanuel Beaune, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ai është edhe përfaqësuesi personal i presidentit francez që përgatit samite të rëndësishme ndërkombëtare siç janë G7 dhe G20.

Beaune-Plottner vitin e kaluar Kosovës e Serbisë ia kanë sjellë propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman, e më vonë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pati thënë se ai ishte një propozim i BE-së.

Për herë të parë me të në Kosovë do të i vje edhe Francesco Talo, këshilltari për politikë të jashtme i kryeministres së Italisë, Giorgina Melini.

Talo më herë ishte përfaqësues i Italisë në NATO dhe ish-ambasador në Izrael. Kurse, gjatë ditës së djeshme i njëjti pati një takim më këshilltarin e lartë të DASH-it, Derek Chollet, i cili qëndroi javën e kaluar për vizitë në Kosovë e Serbi.

Lajme të ngjashme