Lajçak: Shpresoj që Kurti e Vuçiqi të vijnë në takim me vizion dhe guxim politik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruskel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, para takimit ka thënë në takim do të diskutohet të arriturat dhe planifikohen hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjeve.
“Me takimin e nivelit të lartë të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që mbahet nesër, javën e fundit ia kam kushtuar përgatitjeve të thella. Kam vizituar Kosovën dhe Serbinë për të diskutuar qëllimin e këtij takimi – të shqyrtohen të arriturat dhe të planifikohen hapat e ardhshëm, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai pret që Kurti dhe Vuçiq të shkojnë në Bruskel me një vizion dhe guxim politik.
“Gjithçka është vendosur për nesër dhe ne shpresojmë që të dy liderët të vijnë me vizionin dhe guximin politik të nevojshëm për t’i sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër të ardhmes së tyre evropiane.” – ka thënë ai.