Lajçak për Asociacionin: Të përmbushen obligimet, Kosova dhe Serbia të pajtohen për propozimin e BE-së - NACIONALE

Lajçak për Asociacionin: Të përmbushen obligimet, Kosova dhe Serbia të pajtohen për propozimin e BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Marrëveshjet e Brukselit duhet të përmbushen pasi ratifikimi i saj në Kuvendin e Kosovës e bën atë “obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.

I pyetur se pse ende nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Lajçak ka thënë se e kuptojnë që është çështje e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, mirëpo obligimet duhet të përmbushën.

Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, në një intervistë gazetën serbe “Politika”, përcjellë agjencia Beta.

Më tej, ai ka thënë se prioritet është që Kosova dhe Serbia të pajtohen me propozimin e BE-së dhe pastaj të fillohet për zbatimin e marrëveshjeve që u nënshkruan në dialog.

Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog. mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët.” – ka thënë Lajçak.

Përveç Lajçakut edhe zyrtarët e lartë të Amerikës, kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të themelojë Asociacionin.

Bile ambasada e SHBA-ve në Kosovë mbajti dy diskutime me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile për Asociacionin.

Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti, ka paraqitur gjashtë kushte për formimin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme