Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Folëm për zgjedhjet e reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur në Beograd me presidentin serb, Vuçiq.
Emisari Lajçak ka bërë të ditur se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet e reja në veri të cilat duhet të mbahen me pjesëmarrjen e serbëve, dhe kthimi në dialog.
“Vazhdova vizitën time për t'u takuar me presidentin Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, tha ai.
I continued my visit to meet with @predsednikrs @avucic. We had an honest and open conversation on the way forward, including the need for new local elections with participation of K-Serbs and return to the Dialogue. The meeting and the trip helped to get clarity about next steps pic.twitter.com/2KQIGx88iK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 5, 2023