Lajçak pas takimit Bislimi-Petkoviq: U pajtuam për propozime realiste rreth dinarit - NACIONALE

Lajçak pas takimit Bislimi-Petkoviq: U pajtuam për propozime realiste rreth dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërmjetësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në njoftimet e rregullta që bën në rrjete sociale për agjendën javore, përmend edhe detaje nga takimi mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit në Bruksel.

“Kam ftuar dy Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar rreth avancimit në implementimin e Marrëveshjes për Normalizim, e po ashtu edhe për çështje të tjera rreth dialogut, përfshirë edhe ndikimin e vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme.

Ishte e rëndësishme të diskutonim disa fakte dhe u pajtuam që të vazhdojmë diskutimin për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozime konkrete dhe realiste që palët do t’i dërgojnë.

Në të njëjtën kohë, takimi shpërfaqi nevojën që implementimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe mënyrën se si do të formalizohet ajo, të diskutohet në një takim të nivelit të lartë”, shkruan veç tjerash Lajçak.

Lajme të ngjashme