Lajçak: Nëse nuk ka normalitet, edhe Kosova edhe Serbia humbasin
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se nëse nuk ka ulje të tensioneve në veri, do të humbin edhe Kosova edhe Serbia.
Ai ka thënë se nuk është detyra e BE-së të tregojë se kush ka faj apo jo.
“Tani të gjithë mendojnë se për atë që ndodhi është faji i tjetrit. Detyra jonë nuk është të vendosim se kush ka të drejtë apo kush e filloi, por t’i bëjmë Beogradit dhe Prishtinës të kuptojnë se janë përballë një ‘situatë humbje’. Nëse nuk ka kthim në normalitet, të dy duhet të humbasin”, tha ai.
“Nuk mund të lejojmë që njerëz të vriten ose të plagosen, tani është koha për të ulur tensionet. Marrëveshjet që nënshkruam në shkurt dhe mars duhet të veprojnë si udhërrëfyes”, shtoi ai.